HomeLajmeNë “Foltore” krah Berishës, Evi Kokalari largohet nga Shqipëria: Nuk mund të...

Në “Foltore” krah Berishës, Evi Kokalari largohet nga Shqipëria: Nuk mund të iki pa falenderuar të gjithë…

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari e cila në “Foltoret” që ka mbajtur ish kryeministri Sali Berisha është parë në krah të tij, po largohet nga Shqipëria.

Ajo me anë të një postimi bën me dije se po largohet dhe se ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe mbrojtur publikisht.

Ajo shkruan se së shpejti do të publikohet një intervistë në “Vizion Plus”, që flet për “luftën” që bëhet për një të djathtë të fortë.

“Nuk mund të iki nga Shqipëria pa falenderuar të gjithë ata që më kanë mbështetur, mbrojtur publikisht dhe atyre që nuk humbën për asnjë moment besimin tek unë.

Kjo intervistë me Steve Bannon, që do transmetohet së shpejti në VIZION PLUS, ju dedikohet pikërisht juve dhe luftës që vazhdoni të bëni për të ndërtuar një të djathtë të fortë dhe një opozitë konservatore në Shqipëri.

Albanian Conservatism – STEVE BANNON UNFILTERED!” shkruaan Kokalari në postimin e saj.

Must Read

spot_img