Nënë e bir nga Rahoveci humbin jetën brenda një dite nga virusi

0
220

Pandemia vazhdon të marrë jetën e kosovarëve. Brenda një dite virusi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po me virus kanë qenë”, ka thënë Latifi.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.

“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar. Ngushllime familjes Ahmeti 😢
Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.