Lajme

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, Rama: Do ketë efekt spektakolar

Advertisements

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Në fund të ceremonisë, ku mbajtën fjalën zv/kryeministrja Belinda Balluku, Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR dhe kryeministri Rama, palët nënshkruan marrëveshjen që do finalizohet me ndërtimin e portit më të madh turistik të Medheut në Durrës.

“Investimi i portit është edhe transferimi i një dijeje të madhe se si kalohet në një nivel tjetër të turizmit. Çështja nuk është vetëm si të ndërtosh marina të bukura, por të dish të komunikosh dhe të thithësh turistë nga e gjithë bota. Efekti turistik i portit të Durrësit do të jetë spektakolar”, tha Rama gjatë ceremonisë

Advertisements

/abcnews.al

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button