“Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap”, si përbetohej Ilir Meta para 25 prillit

0
233

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira.

Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e tretë.

Para zgjedhjeve gjatë një interviste televizive, Meta tha se ai nuk do t’ia japë firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.

Presidenti i para 25 prillit dhe Presidenti i sotëm janë si dy botë të ndryshme. As nuk dha dorëheqjen për të dalë në bulevard me popullin, as nuk pengoi Ramën për mandatin e tretë.