HomeLajme“Nëse s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që...

“Nëse s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në “shëmtinë” tonë”

Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli: Sa qytet i shemtuar eshte (referuar Tiranes).

Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete “shemtine” tone.

Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit, mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut, gurgullimen e lumit te Shales, aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi e takoj njerezit me te dashur.

Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja. Nga Erjona Rusi

Must Read

spot_img