Lajme

Nga konflikti për agjencinë e krijuar që në 2009 që u bë ‘mollë sherri’ te vrasja e dyfishtë. Beteja për pronën mes vëllezërve që përfundoi disa herë në polici(Detaje)

Advertisements

Tragjedi e dyfishtë në Tiranë! Vëllai vret me pistoletë vëllanë dhe kunatën. Shkak i ngjarjes duket se është konflikti për biznesin e përbashkët që kanë pasur dy vëllezërit Muskurti. Ngjarja ndodhi pranë qendrës se Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku të martën pasdite Arsen Muskurti 38 vjeç ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh, e cila menaxhohej nga dy viktimat

Policia beri me dije se vrasja e dyfishte dyshohet se krye për shkak të konfliktit familjar që ka kulmuar me ndarjen pak vite me parë të dy vëllezërve nga biznesi i krijuar bashkë në 2009, dhe më pas agjencia i kishte kaluar në pronësi viktimës, Dritan Muskurtit. Por kjo ndarje, siç duket si ka pëlqyer autorit, dhe këtu nisi konflikti mes tyre. Ndërkohë, autori kishte në pronësi një dyqan me produkte të ndryshme, mes tyre dhe produkte kozmetike.

BalkanWeb në një këqyrje në faqen zyrtare të Qendrës së Biznesit, dy bizneset e sipërcituara janë në emër të vëllezërve Meskurti, (agjencia në emër të viktimës, dhe dyqani tjetër në emër të autorit).

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të populluar ku u pa nga shumë dëshmitarë të cilët u pyeten nga policia e Tiranës. Autori i dyshuar Arsen Muskurti është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit ndërsa arrestuar pas dy orësh nga policia.

Grupi hetimor nën drejtimi e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit, duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes së rëndë.
Mësohet se Dritan dhe Nora Muskurti janë prindër te tre fëmijëve të mitur, ndërsa autori Arsen Muskurti baba i shtatë fëmijëve rezulton mjaft agresiv në rrjetet sociale kundër vëllait të tij dhe kunatës.

Nga policia ai është cilësuar fondamentalist, në datën 13 gusht ai shkruan ne llogarinë e tij ne ‘Facebook’ se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë.

Advertisements

“Ti DRITAN MUSKURTI i njohur si ALBAN MUSKURTI pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në UMRA, pra ne Meke në ARABI je mallkuar nga NËNA me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, etj…Çështjen tuaj ja kemi lënë ZOTIT të LARTËMADHËRUAR dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do t’ju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë”, ka paralajmëruar tragjedinë vrasësi i dyshuar Arsen Muskurti.

Advertisements

Related Articles

Back to top button