Ngjarje e rëndë Kamioni merr përpara fëmijën 1 vjec në kryeqytet: I vogli jep shpirt në vend

0
144

Një kamion ka goditur për vd ekje një fëmijë në Prishtinë ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmija ishte njëvjeç.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Mehmet Ali Vrioni’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vd ekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020).

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.