Lajme

Ngjarje shokuese/ Babai e pë*dhunoi për 5 vite të bijën, e mitura rrëfen me lot në zy torturat që përjetoi: Më fotografonte lakuriq…

Advertisements

Një emigrant ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka përdhunuar për pesë vite në mënyrë të vazhdueshme të bijën që sot është 12 vjeç.

Mediet greke raportojnë se emigrant i arrestuar është nga Bangladeshi, ndërsa bashkëshortja nga Gjeorgjia.

Protothema.gr raporton se gruaja ka denoncuar të shoqin më datë 27 shtator, ndërsa një ditë më pas e bija adoleshente i ka treguar nënës veprimet e turpshme që babai bënte me të prej pesë vitesh.

E mitura i ka rrëfyer mamasë se ka frikë nga i ati, ndërsa i ka thënë se tani që babai është larguar nga shtëpia mund të zbulojë sekretin e madh. Një histori e paimagjinueshme që e ka përjetuar që në moshën 7-vjeçare.

Fëmija me lot në sy tha se që në moshën shtatë vjeçare babai i saj filloi ta “ngacmonte” dhe ta fotografonte lakuriq. Siç ka pohuar, kur ajo reagonte, 40-vjeçari e rrihte, i bërtiste dhe e kërcënonte se do ta lëndonte nëse do të fliste për përdhunimin dhe aktet e tjera të turpshme që ai bënte me të bijën.

Advertisements

Pas rrëfimit tronditës në gjendje shoku, nëna dhe e mitura shkuan në Departamentin e të Miturve ku bënë denoncimin. Vajza 12-vjeçare përshkroi me çdo detaj torturat që kishte kaluar në pesë vitet e fundit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button