Lajme

“Një tjetër rekord i zi, tronditës”/ Partia e Lirisë: Shqipëria e para në Rajon për numrin e të burgosurve, qeveria vjedh çdo ditë me inceneratorët

Advertisements

“Një tjetër rekord i zi, tronditës”/ Partia e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncur në një deklaratë për mediat numrin e lartë të të burgosurve në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit.

“Një tjetër rekord i zi tronditës është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.

Me 179 pikë ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse”, tha Blushi duke iu referuar një raporti nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13.

“Ky tregues kritik prova më e qartë se në Shqipëri në vend se të hapen vende të reja pune, shtohet numri i personave në burgje.

Shkaku kryesor i kësaj situate është vetëm varfëria dhe humbja e shpresës. qeveria vjedh cdo ditë miliarda euro me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë dhe PPP”, tha Blushi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi
Në dhjetë vite në pushtet Qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për:

1. Nivelin më të lartë të varfërisë.
2. Nivelin më lartë të korrupsionit.
3. Për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE
4. Nivelit më të lartë të kriminalitetit dhe trafiqeve
5. Për dhunimin e lirisë së medias.

Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:

Mali i Zi me 139 pikë
Maqedoni e Veriut me 103 pikë
Kosova me 93 pikë
Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.

Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.
Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.

Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.

Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

Advertisements

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar!

Advertisements

Related Articles

Back to top button