Njihet si “ushqim fukarenjsh”, por preshi ka vlera të jashtëzakonshme

0
333

Në Shkodër e njohin si purri, ndërsa në qytetet e tjera njihet si preshi. Ka vlera të jashtëzakonshme edhe pse quhet si “ushqim fukarenjsh” për shkak të çmimit të ulët që ka.

Preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arteriosklerozës, sëmu ndjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.

Preshi përmban vetëm 27 kalori, pra këshillohet shumë për dietat për të humbur peshë, e teksa është i pasur me ujë (97 %) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha na lehtëson tretjen. Vetitë e tij nuk kanë përfunduar, pasi është i pasur me kalium dhe natrium.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Keshillohet që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos i avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.

Lëndët kryesore minerale të preshit janë: Kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, hekuri, fosfori, siliciumi, klori, squfuri që i jep aromën dhe shijen karakteristike specifike të gatesave të preshit. Preshi përmban më shumë sheqerna (karbohidrate) sesa qepa.

Preshi, ashtu si dhe qepa përmban po ato lëndë që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për ndërtimin dhe funksionimin normal të trupit të njeriut, prandaj si qepa dhe preshi futen në grupin kryesor të perimeve e zarzaveteve që njeriun duhet të konsumojë për çdo ditë dhe për të gjithë jetën e tij.

Preshi përmban më shumë vitamina C sesa qepa: Në 100 gramë qepë të njoma ose të freskët ka deri -30 mg, vitamina C (sa domatja, ndërsa në 100 gr masë preshi të njomë ndodhen 15-90 mgr vitamina C dhe vetëm me 100 gr presh në ditë gati plotësohet nevoja ditare e njeriut për vitamina C që është -100 mgr. Preshi përmban më shumë sesa qepa edhe vitamina B12, si dhe disa vajra yndyrorë.

Preshi dhe gatimet kanë vlera: ushqimore, dietetike dhe mjekësore. Këto produkte ushqimore shfrytëzohen nga njerëzimi edhe si lëndë medikamentoze për profilaksinë, dietetikën dhe mjekimin e shumë sëmu ndjeve të sistemit nervor qendror. Ështe shumë i mirë në arteriosklerozë dhe në gjithë moshën e tretë të thyer, në debulesë, dobësi dhe në lodhjen fizike e psikike, në intelektualët dhe zyrtarët me jetë sedentare, ndenjur, ulur.

Këshillohet ne sëmundjet e sistemit kardio-vaskular, hepato-biliar dhe uro-genital që shoqërohen edhe me edema dhe mbajtjen e ujit dhe lëngjëve të tepërta në hapësirat e organizmit, në fytyrë, në gjymtyrë, në ascit, në edeme, sepse preshi, ashtu si dhe qepa, ka veti diuretik të theksuar dhe lehtëson e përmirëson gjendjen e këtyre njerëzve.

Preshi që përmban shumë karbohidrate ose sheqerna, por edhe kripëra siliciumi, rekomandohet si ushqime dietetik-mjekësor edhe në sëmundjet e aparatit respirator që shoqërohen me kollë, gëlbazë dhe vështirësi respiracioni, sepse gatimet e preshit si ushqime dhe medikamente tregojnë veprim emolient, ku zbusin kollën, nxisin eliminimin e gëlbazës dhe lehtësojnë dukshëm gjendjen e të sëm urëve.

Për këto raste gjellët dhe lëngjet e preshit rekomandohet të konsumohen në gjendje të ngrohtë, përzier me pak gjalpë, mjaltë, vaj vegjetal për shtim efikasiteti. Gatimet e preshit që përmbajnë më shumë celulozë se qepa, shfrytëzohen më shumë si lëndë ushqimore, dietetike e mjekësor eedhe në sëmundjet e traktit tretës që shoqërohen me anoreksi, gazra, kapsllëk, si dhe me hiperfermentim në zorrë.

Por edhe me vështirësi në tretjen dhe thithjen e ushqimeve të ndryshme, sepse celuloza nxit, shton e përshpejton peristaltikën e traktit tretës, duke filluar që nga stomaku, duoden, në zorrët e holla dhe në zorrët e trasha, duke lehtësuar gjendjen e tyre./ Informacion i shkruajtur për revisten Psikologjia.