Sport

Nkunku nënshkruan një parakontratë me Chelsea-n

Advertisements

The Athletic raporton se sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku ka nënshkruar një marrëveshje parakontrate me Chelsea-n për t’u transferuar verën e ardhshme.

Nkunku, 24 vjeç, është ndjekur nga klubet më të mira në Evropë, duke përfshirë Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich-un.

Raportet e Bild thonë, se javën e kaluar francezi iu nënshtrua testeve mjekësore private në Frankfurt, me një ortopedist të Chelsea-t të pranishëm, përpara një transferimi të propozuar vitin e ardhshëm.

Raporti i Athletic pretendon se Chelsea do të paguajë një tarifë transferimi që tejkalon klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të Nkunku, në mënyrë që të transferojë lojtarin e tyre përpara rivalëve.

Nkunku është titullar i padiskutueshëm te Leipzig. Sezonin e kaluar ai mbyli me 35 gola dhe 20 asistime në 52 ndeshje. Këtë sezon e ka filluar përsëri në rrugë të mbarë, teksa ka realizuar tetë gola dhe një asistim në 12 paraqitje.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button