Noizy i bën vetes një dhuratë modeste 300 mijë euroshe, i ati bën reagimin epik

0
41

Noizy njihet për të ardhurat e majme dhe është një nga reperët më të paguar shqiptarë.

E krah karrierës si reper, prej vitesh është bërë pjesë e botës së biznes ku po ashtu grumbullon goxha të ardhura.

Kështu, dhuratat super të shtrenjta që ai i bën vetes janë mëse të arsyeshme.

Së fundmi, Noizy ka blerë një ‘Lamborgini’ të zi, e cila kap vlerën e afro 300 mijë eurove. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai duke postuar dy foto të makinës në Instagram të cilën e quajti “ALPHA”.

Një makinë e tillë kap vlerën e qindra mijëra eurove dhe ndjekësit e tij kanë mbetur pa fjalë. Mirëpo, nuk mund të themi të njëjtën gjë për babain e Noizyt.

Ky i fundit duket se nuk është impresionuar edhe aq nga ajo. Ka qenë vetë Noizy që ka ndarë me ndjekësit mesazhin që i ka çuar i ati, i cili në vend që të komentojë makinën shkruan “ok, ok” më pas e këshillon të bëjë kujdes dhe e përfundon me “e gëzofsh”.

Një reagim tipik i një babai shqiptar./News31