ADS
HomeLajme“Nona e Bllokut” personazhi viral, historia e dhimbshme që fshihet pas famës...

“Nona e Bllokut” personazhi viral, historia e dhimbshme që fshihet pas famës online

Rita është e njohur nga të gjithë si “Nona e Bllokut”, prej videove kaq të famshme të sajat që qarkullojnë në TikTok. Kjo zonjë rrëfeu ekskluzivisht për ‘Abc e Pasdites’ kalvarin e vështirës të jetës së saj.

Ajo u shpreh se njerëzit në rrugë i falin shumë dashuri, por në shtëpi situata familjare dhe ekonomike është tejet e ndërlikuar.

Me një djalë me sëmundje mendore, Rita na tregon se mundohet me çfarë të gjejë që të sigurojë bukën e gojës dhe përditshmërinë. “Ka vuajtur shumë. Kam qenë e martuar. Burri më vdiq.

Kam vite që jetoj në Tiranë. Kam djalin me të meta mendore. Nënë e vetme jam. Në 12 iki që këtej që mbyllen lokalet.

Përtej problemeve me djalin e saj, “Nona e Bllokut” na tregon se nuk merr një ndihmë ekonomike dhe kërkimi i parave në rrugë është e vetmja mundësi për të.“Jo nuk marr.

E kisha dhe ma hoqën ndihmën ekonomike. Edhe pensionin ma kanë hequr, është shumë e vështirë për mua që dal sot, në këtë situatë që jam sot.”

Ndonëse me humorin dhe elokuencën e saj ka bërë për vete çdo frekuentues të jetës së natës, Rita rikujton se e re nuk e imagjinonte se një ditë do të bëhej e famshme.

Përkundrazi, ajo shpreh se ka pasur një fëmijëri plot peripeci ku i është dashur të rris motrat dhe vëllezërit më të vegjël. /abcnews.al

Must Read