Nuk futen dot në shtëpitë e tyre, gruaja: Po na e bëjnë më keq, por ne Edi Ramën do votojmë prapë

0
166

Banorët e një pallati në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë protestuan me pretendimin se u është bllokuar hyrja në apartamente nga një biznes që po zgjerohet në katin e parë.

Në vendngjarje, u bll okuan punimet ndërsa poli cia ka mbërritur për të mos lejuar konfrontimet mes palëve.

Në intervistat dhe deklaratat e tyre për “Fax News”, thonë se pas ankesave të tyre, IKMT ka vendosur pezullimin e punimeve, mirëpo ky vendim ka rënë në vesh të shurdhët, dhe pronari i biznesit pretendon se ka leje nga drejtoresha e bashkisë së Tiranës, Frida Pashako.

Ajo që është edhe më shqetësuese sipas banorëve, është fakti se ky pallat ka pasur dëm time edhe nga tërmeti i rënë dy vite më parë, dhe biznesi në fjalë është duke ndërhyrë në muret e katit të parë të pallatit. Qytetarët apelojnë që të ndërhyhet sa më parë në punimet e këtij biznesi, duke u shprehur se rrezikohet që të cënohet siguria e të gjitha banesave.

Drejtori i IKMT-së, Mariglen Qato në shkresën, që u ka dërguar banorëve, thotë se punimet nuk mund të bëhen pa dakordësinë e tyre.

Banorët pretendojnë se biznesi në fjalë nuk ka dërguar asnjë inxhinier që të mund t’iu japë siguri që punimet në katin e parë nuk cën ojnë strukturën mbajtëse të gjithë god inës

“Nuk po marrim dot frymë, ne kërkojmë që të na vijë këtu vetë Erion Veliaj. Po na tha ai që biznesi ka të drejtë ne e japim firmën”, shtoi një tjetër.

Ndërsa një qytetare, pavarësisht pakënaqësive, tha se votën do e japë sërish për kryeministrin Rama: “Ne Edi Ramën e kemi votuar dhe do ta votojmë prapë, se na hoqi pi janecët dhe ki oskat që kishim këtu, por tani po na e bëjnë me keq”.