“Nuk i patëm hak askujt, jemi vr.ar.ë në shtëpinë tonë”, flet djali i axhës së Astrit Ademajt

0
125

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, i cili i mbeti i vrarë pas një incidentit me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Pejë është varrosur sot në varrezat e fshatit Katund i Ri, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbrëmjen e së mërkurës i vrarë mbeti edhe ish-kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit, Blerand Kadrijaj. Kurse i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit, Avni Ademaj, i cili po mbahet në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurores së rastit.

Në ceremoninë e varrimit të Ademajt morën pjesë familjarë, qytetarë e udhëheqës të PDK-së.

Familjarët thonë se janë të trishtuar dhe të mërzitur për atë çka ka ndodhur.

Djali i axhës së Astritit, Feim Ademaj ka thënë se sot kanë varrosur anëtarin më të mirë të familjes

“Të gjithë jemi të trishtuar, të mllefosur, të mërzitur tej mase. E varrosem sot anëtarin më të mirë të familjes, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Kjo është ajo çfarë mund të themi për momentin”, tha ai.

Ai ka qenë i rezervuar, siç tha, nuk kanë çfarë të thonë derisa drejtësia të merret me ndriçimin e rastit. Megjithëkëtë ai ka uruar që raste si këto të mos ndodhin asnjëherë.

“Drejtësia derisa të merret me ndriçimin e rastit për momentin nuk kemi çfarë të themi si familje. Apeli jonë është që lutemi që ky rast të jetë i fundit i kësaj natyre, i vrasjes së kësaj natyre. Faktikisht nuk kemi pasur nevojë të shkojmë deri tek kjo punë. Nuk i kemi pasur hile as hak askujt. Ne jemi vrarë në shtëpinë tonë. Nuk e di se qysh do i vjen fundi kësaj pune, por lutemi që të jetë rasti i fundit të kësaj natyre. Të vëlla-vrasjes mes vete”, ka shtuar ai.

Në ceremoni të varrimit ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Adem Grabovci, Blerta Deliu-Kodra dhe struktura të tjera të kësaj partie.

Nga ky incident ku mbeten të vrarë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbeti i plagosur edhe vëllai i Astritit, Avniu. Ky i fundit po mbahet në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurores së rastit.

Kujtojmë që vrasja e dyfishtë ndodhi në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, afër shtëpisë së Astritit. /Gazeta Sinjali/