“Nuk jap llogari për trupin tim”/ 17-vjeçarja u lidh me djalin e hallës, gazetari zbulon të dhëna tronditëse

0
40

Incest në Durrës! Një 17-vjeçare ka krijuar një lidhje dashurie me djalin e hallës dhe ka deklaruar në polici se ka kryer marrëdhënie me dëshirë me të.

Adoleshentja ishte deklaruar e zhdukur prej një muaji nga familja dhe u zbulua se ajo kishte shkuar të bashkëjetonte me kushëririn.

Policia arrestoi shtetasin me inicialet SH. F., pasi ishte shpërndarës narkotikesh, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet edhe kushërira.

Leonidha Musaj, gazetar i “Abc News” ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia.

“Ata kanë pasur marrëdhënie edhe më përpara se ajo të largohej nga shtëpia. Familjarët nuk e kanë ditur. Pasi vajza u zhduk ata bënë denoncim pasi ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia.

Ishte operativi i plazhit që zbuloi se ku ndodhej çifti, pasi kishin shpërndarë foton e vajzës.

Këtë vajzë e kishin parë në një nga lokalet aty në zonën e plazhit, pranë shtëpisë.

Edhe djali ishte larguar nga shtëpia, policia tha se ai akuzohej për trafikim të lëndëve n arkotike”, tha gazetari.