Lajme

“Nuk kam lidhje me spiunazhin”, ukrainasi i kapur në Gramsh kërkon lirinë në Apel: Dua të vazhdoj studimet

Advertisements

“Nuk kam lidhje me spiunazhin”, ukrainasi i kapur në Gramsh

Ukrainasi Fedir Alpatov, i arrestuar si i dyshuar për spiunazh pak ditë më parë së bashku me dy të huaj të tjerë pas incidentit në Gramsh i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar lirimin e tij.

Fedir Alpatov nga Ukraina, përmes avokatit Saimir Vishaj, kërkon nga Apeli i Durrësit që masa paraprake e caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan të zëvendësohet me masën e “Detyrimit me paraqitje”, me pretendimin se synon të vazhdojë studimet.

Alpatov ka deklaruar se ai do jetë në dispozicion të drejtësisë dhe se nuk ka lidhje me spiunazhin dhe në Shqipëri ishte për pushime.

Advertisements

Ai pretendon se ka pasion fotografinë dhe se paratë e sekuestruara prej 6 mijë dollarësh ia kishte dhënë e ëma për pushimet e verës.

Advertisements

Related Articles

Back to top button