HomeRoze“Nuk mbaj më”. Florjan Binaj ngre në këmbë Qytetarët: Kjo padrejtësi ka...

“Nuk mbaj më”. Florjan Binaj ngre në këmbë Qytetarët: Kjo padrejtësi ka ardhur në pikën që s’ka më ku të shkoj, sot do…

Aktori Florjan Binaj ka njoftuar sot se një tjetër protestë do të mbahet sot nga shoqëria civile para Kryeministrisë.

“Ka ardhur në një pikë që nuk mban më. Të gjithë ne, qytetarët pse duhet të paguajmë pasoja e qeverisjes së gabuar në këto 30 vite. Po ngremë zërin për ata që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin.

Unë dal në protestë për shtresën e varfër që nuk ngre dot zërin. Kur e bën gabimin qytetari e paguan qytetari kur bën gabim një qeveri e paguan prapë qytetari. Kjo lloj padrejtësie ka ardhur një pikë që nuk mban më,” u shpreh Binaj.

“Duhet të jemi kritikë ndaj çdo qeverie”, thotë aktori i humorit.

Flori tha se në protestë morën pjesë qytetarë nga jashtë, për të ngritur zërin për personat që nuk kanë mundësi.

“Kanë ardhur qytetarë nga Anglia, Itali, Kosova në protestë për të ngritur zërin për ata që nuk kanë mundësinë.”

Aktori tha se protestës sot do t’i bashkohen edhe aktorët tjerë të humorit.

Binaj ka një thirrje për të gjithë protestuesit sot: jo flamuj partiak.

“Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak,” tha Binaj.

Must Read

spot_img