Lajme

“Nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për…”/ Lala zbardh të tjera detaje të rënda

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj kishte përplasje me një biznesmen për çështjen e ndërtimit. Sipas Lalës, çështja e Martinajt dhe dosja e tij nuk duhet lënë në dorë të drejtësisë së Kurbinit.

Lala tha se ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët e ti dhe për t’i shpëtuar policisë.

Megjithatë Lala theksoi se ka dyshime që 40-vjeçari të jetë rrëmbyer dhe zhdukur duke qenë se kundërshtarët e tij janë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha.

Advertisements

“Ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar policisë. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për faktin se kundërshtarët e tij janë kundërshtarë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha”, tha Lala.

Advertisements

Related Articles

Back to top button