“Nusja e Serbinit dhe Sllobës në krye të Kuvendit të Shqipërisë”/ Analisti zbulon pse Serbia iu gëzua zgjedhjes së Nikollës

0
1164

Gazetari Kastriot Miftaraj ka thënë se Kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla është e martuar me një burrë prindërit e të cilit quhen Serbin dhe Slloba.

“Në Serbi ekziston tradita ballkanase që një grua e martuar të thirret si nusja e filanit/filanes, me emrin e vjehrrit apo të vjehrrës. Pra Lindita është nusja e Serbinit përkatësisht e Sllobës”, shkruan Myftaraj në Facebook.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse në Beograd është mirëpritur zgjedhja e saj.

“Prandaj në Beograd është mirëpritur zgjedhja e saj. Kuptohet që Edi Rama kur ka përzgjedhur Linditën për kryetare të Kuvendit ka pasur parasysh marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe simbolikën që përbën martesa e saj, sa i përket Jugosllavisë së Re, të maskuar si Ballkan i Hapur”, shkruan Myftaraj.

Ai thekson se Rama me përzgjedhjen e Linditës ka dashur të kënaqë Vuçiçin dhe homologun e saj serb Daçiq, kryetarin e parlamentit të Serbisë.

“Tani Daçiç që njihet edhe si këngëtar, kur të takohet me Linditën me siguri do të këndojë një këngë për të dhe problemi është si ta përshtasë emrin e saj në serbisht ku bën diçka si Danrodenja. Glauk Konjufca homologu i nuses së Serbinit dhe Sllobës në Kosovë, të mos ngutet për ta uruar atë me rastin e marrjes së detyrës. Le të presë ta bëjë këtë Daçiçi se për kënaqësinë e Beogradit është bërë kjo përzgjedhje”, përfundoi Myftaraj në Facebook.