Opozita braktis seancën, Basha revoltohet me Nikollën: Turp të të vijë, merr urdhra nga ai që duhet të ishte në burg

0
161

Partia Demokratike braktis edhe seancën e dytë plenare, teksa në sallë formoheshin komisionet parlamentare.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është çuar në këmbë dhe i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla me fjalët “turp të të vijë. E ke nisur seancën me shkelje”. Kjo pasi Nikolla hodhi në votim shtyrjen e përbërjes së komisioneve parlamentare.

“E ke nisur seancën e parë duke shkelur rregulloren. Mer urdhër si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë.

Merr urdhër nga dikush që duhet të ishte në burg. Je manekinë. Çfarë mendon se është kjo. Me çfarë pushteti? Me pushtetin e PS”, tha Basha përpara se të largohej nga salla.