HomeLajmeOrinda Huta rikthehet në ekran me shpejtë se e prisnim

Orinda Huta rikthehet në ekran me shpejtë se e prisnim

Moderatorja Orinda Huta u bë nënë për herë të parë para dy muajsh, në korrik të këtij viti.

Ajo dhe partneri, Turjan Hysko e pagëzuan vogëlushen me emrin Atara dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre.

Mirëpo, mesa duket moderatorja nuk do ta shfrytëzojë këtë kohë për të pushuar dhe për të ndenjur plotësisht me të bijën, por do rikthehet në ekran.

Ajo rikthehet sërish këtë të diel me emisionin e saj “Jo vetëm modë”, siç bën të ditur në rrjete sociale. “Rikthehem të dielën”- shkruan moderatorja krahas videos, ku duket në super formë sa i përket fizikut.

Në fakt, ajo kujdeset shumë për veten, madje dhe gjatë shtatzënisë tregoi se ka mbajtur një regjim duke u konsultuar me një dietologe.

Must Read

spot_img