Lajme

“Ortakët në biznes ishin kundërshtarët e Martinajt”, gazetari Hoxha: Politikanët nuk mund të fshihen kështu, nëse gjenden në borderotë e tij..

Advertisements

Duke komentuar zhdukjen prej disa ditësh të Ervis Martinajt, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se kundërshtarët e tij më të mëdhenj ishin njerëzit me të cilët ai kishte bërë biznes.

Hoxha ngriti dyshime të forta se një strukturë e përbërë nga disa grupe kriminale që ishin armiq të Martinajt, mund të jetë bërë bashkë për ta eleminuar atë.

albsig

Gazetari gjithashtu u shrpeh se ngjarja duhet të hetohet dhe të zbardhet në tërësinë e saj, pasi nuk përjashtohet mundësia që sipas tij, një ditë në borderotë e Martinajt të dalin edhe emra politikanësh.

Advertisements

“Kundërshtarët më të mëdhenj të tij, ishin ortakët dhe aleatët në bizneset e tij. Njerëzit me të cilët u bë i pasur dhe i bëri të pasur janë kundërshtarët e tij më të mëdhenj. Politikanët nuk mund të fshihen kështu, nëse një ditë do të gjenden në një nga borderotë e Visit, nuk mund të fshihet kështu. Duhet të ketë një hetim serioz, se nëse do ta lëmë kështu kjo struktura e re që unë sapo thashë do të ishte një monstër më e rrezikshme se kjo që sapo nxorri nga qarkullimi”, deklaroi Hoxha në Abc News.

Advertisements

Related Articles

Back to top button