Pacolli vjen në Thumanë dhe “i dorëzon” Ramës shtëpitë e ndërtuara nga fondacioni i tij: Banorët kanë tani një ambient me ndërtesa moderne

0
199

Politikani dhe sipërmarrësi kosovar Behgjet Pacolli ka mbëritur sot në Thumanë, së bashku me kryeministrin Edi Rama, ku i ka dorëzuar banesat e reja të ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti.

Pacolli shkruan se tashmë Thumana ka marrë një pamje transformimi dhe me një ambient modern si: shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit

Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.

Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë!