Lajme

Pamje drithëruese nga aksidenti me dy të vdekur/ Shtylla përshkon mes për mes makinën

Advertisements

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm.

Pamjet nga aksidenti me pasojë dy të vdekur janë rrëqethëse. Mbrojtësja metalike ka përshkuar tej për tej mjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

Përplasja e mjetit me bordurat anësore ka qenë tej mase e fortë. Viktima në këtë aksident raportohet se kanë mbetur 2 pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

35-vjeçari Marsel Bushi, drejtues i mjetit ka mbetur i plagosur dhe momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Advertisements

I riu humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta, gjë që u bë shkak për aksidentin e rëndë që i mori jetën dy të rinjve.

Advertisements

Related Articles

Back to top button