Pamje të frikshme në tunelin e Elbasanit, shkrumbohet makina

0
48

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferi ka dalë nga mjeti në momentin që makina mori flakë, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhejne plotë të rrethanave të ngjarjes.