HomeLajmePamje të frikshme në zonën e njohur të Tiranës. Mercedesi luksoz del...

Pamje të frikshme në zonën e njohur të Tiranës. Mercedesi luksoz del nga rruga dhe futet në dyqan, “zhduket” shoferi

Një aks ident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Ka qenë një mjet tip Mercedes Benz ML që po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një dyqan.

Përplasja është e fuqishme dhe me dëme të mëdha materiale, në dyqanin ku u përplas mjeti dhe vetë Mercedesi. Fatmirësisht, duke qenë se ora ka qenë 03.35 e mëngjesit, çdo gjë ka qenë mbyllur dhe nuk ka pasur këmbësor. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës “At Zef Pllumi”.

Edhe personat që ndodhen në mjet duket se nuk janë lënduar, mirëpo, pas përplasjes ata dalin përsëri me makinë nga dyqani dhe largohen, edhe pse Mercedes Benz ML-ja, duket me gomat e shkatërruara nga përplasja në trotuar. Nga Policia e Tiranës nuk ka ende njoftim për ngjarjen.

Must Read

spot_img