Pamje të frikshme nga aksid.enti sot në Lezhë, ku pati 1 viktimë 38-vjeçari futet në parakalim dhe makina fluturon si në filma

0
54

Gazetari i “ABC” Gjergj Figuri ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, që i mori jetën Paulin Gjomarkajt 38 vjeç, ndërsa pasagjeri që ishte duke udhëtuar në makinën tip “Ford” mbeti i plagosur.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur 38-vjeçari futet në parakalim, por më pas humbet kontrollin e makinës nga shpejtësia duke u përplasur me bordurën anësore dhe fluturuar në ajër për disa metra.

Goditjet që pësoi Gjomarkaj ishin fatale duke ndërruar jetë në vend. Pasagjeri që ishte me 38-vjeçarin në makinë dhe që shpëtoi tha se në momentin e aksidentit shoferi devijoi për të shmangur një përplasje me një këmbësor.