Lajme

Partia e Lirisë publikon denoncime të rënda për inceneratorin e Fierit: Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i

Advertisements

Partia e Lirisë ka bërë sot të tjera denoncime, me ato çka i cilëson fakte të reja sa i takon abuzimeve me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj renditën disa abuzime për inceneratorin e Fierit.

Vasili paralajmëruar se do të nxirren fakte të reja. Në një dalje për mediat, Vasili tha se do të publikohen fakte të rënda, “komprometuese, pjesë aferës, përveç koncensionave, klientë të qeverisë, dhe kryeministri bëhet pjesë e këtij mashtrimi.

Shto këtu raportet me bankat. Se si është pezull ndërtimi i inceneratorit të Fierit. Njëra më kompromentuese se tjetra.”.

Ndërkohë, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsion në Partine e Lirisë, Shehaj nënvizoi disa nga abuzimet me inceneratorët.

“Bëhet fjalë për 3 komponent, kredimarrja e para. Nisim me kredinë e parë. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 mld dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtec. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kotrata vazhdon njësoj. Barra bie te shqiptarët. Kontratë kredie tjetër.

Advertisements

Në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve. Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit.”, tha Shehaj.

Advertisements

Related Articles

Back to top button