“Pashë botën e përtejme me sy”, çfarë i ndodhi Fifit që na tregoi edhe videon

0
103

Fifi është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan shpesh me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar se ka përjetuar një moment të fr*kshëm, aq sa ka menduar për një moment se ka parë “botën e përtejme” me sy.

Këngëtarja rrëfen përmes disa videove në Instagram se ishte duke bërë një video në makinë, teksa priste në semafor dhe papritur dëgjoi zhurmën e një makine që frenon fort.

Fifi ka publikuar videon e këtij momenti dhe ajo shfaqet realisht e trembur.

“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë ‘botën e përtejme’ me sy 100%. Videoja tjetër do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”, shpjegon Fifi.

Më herët Fifi ka treguar për të gjithë ndjekësit se ka përjetuar ankth si dhe ka bërë publike pasojat që i ka lënë kjo gjë, takikardinë dhe po ashtu nuk mund të përballojë emocione të forta.

Por pavarësisht kësaj, ajo ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur. “Po kam kalu dhe normal qe ka pasoja ajo gjeja m’ka lane takikardinë, ama kjo eshte e veçanta jeme dhe e kontrolloj une ate, dhe jo ajo mua.

Nuk perballoj dot emocione te forta as negative as pozitive ..e prap jam e lumtur qe mund te dashuroj pa kontroll”, ka shkruar ajo. / Iconstyle