Pasi Graniti i tha “Të shoh si motër” Fifi bëhet për spital, ai vë duart në kokë

0
30

Duket se refuzimi i dashurisë së saj nga Graniti, i ka sjellë pasojat e veta.

Në rrjetet sociale po qarkullo një video ku banorët i kërkojnë produksionit një ambulancë për Fifin e cila nuk ndjehet mirë.

Nuk është përcaktuar se çfarë ka këngëtarja e cila u refuzua nga modeli nga Kosova, i cili i tha që e donte si person por nuk e shihte si të dashur.

Ky i fundit i dha aq shumë shpresa asaj sa i tha një ditë më parë që të deklarohen pasi ndjente për të në të njëjtën mënyrë. Ai ndryshoi mendim papritur, teksa në diskutim u përfshinë edhe të tjerë banorë.

DISKUTIMI

Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…

Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.

Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok.

Granit Cana: Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet)

Ilir Shaqiri: Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë kujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me kapërdi gjonat.

Granit Cana: Unë tu pas parasysh që do lëndohet ajo edhe…

Ilir Shaqiri: Më mirë të lëndohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj. Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta.

Pas debatit, Cana doli jashtë në oborr për të marrë ajër e për t’u qetësuar, sepse nuk u ndje mirë për mënyrën se si e priti këtë deklaratë Fifi. Aty nisi të fliste me Semin, Kledin dhe Donaldin.

Granit Cana: Ia thash që e du shumë si person edhe u prek shumë.

Semi Jaupaj: S’ke pse ndihesh ti fajtor për këtë.

Pas kësaj përgjigjeje, Graniti u shfaq i shqetësuar, sepse Fifin e kapi ankthi. Për më tepër, ajo tentoi të bënte gati valixhet për t’i dhënë fund kësaj eksperience, por ishte Iliri ai që u mundua ta qetësonte.