Pasi U Divorcuan, Ja Si Mamaja E Bleona Matës Nuk I Humbi Kurrë Shpresat, Por Babai Bëri Atë Që Asnjë Baba Sdo E Bënte

0
545

Zhd ukja pa gjurmë e Bleona Matës në Maj të vitit 2010 kur ishte vetëm 6 vjeç u shndërrua në një nga ngjarjet tro ndi tëse dhe më të komplikuara të zhd ukjes së një fëmije në Shqipëri.

Gjithçka nisi pasditen e 22 Majit në fshatin Zapod të Kukësit kur Bleona Mata kishte dalë në kullotë në një terren të vështirë. Atë pasdite Bleona nuk ka qenë vetëm, por e shoqëruar nga 5 vajza të cilat ishin të afërme të saj.

Sipas dëshmitareve të cilat ishin me Bleonën atë ditë, 6-vjeçarja ishte shprehur se do të ngjitej në kullotë ku ishte halla e saj.

Bleona ka mbërritur në kullotë, atje është pritur dhe është ushqyer nga halla e saj, Alketa.

Sipas dëshmive, kjo e fundit është shkëputur e para nga grupi i vajzave dhe ka hyrë në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.

Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe vajzat e tjera duke lënë vetëm Bleonën e vogël. Fati Bleona Matës e zh d ukur pa lënë gjurmë që prej 2010-ës vazhdon të mbetet ende mister. Koha e gjatë që ka kaluar duket se e bën edhe më të vështirë zbardhjen e këtij krimi.

Të shumta kanë qenë pistat e hetimit të ngritura në vazhdimësi përgjatë këtyre viteve.

Dëshimia kryesore të çon në rrëm bimin e kësaj vajze, ndoshta për ta çuar fillimisht në Maqedoni, që është edhe pika më e afërt kufitare.

Nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi nuk ka ndalur në asnjë moment kërkimet për vajzën e saj duke bërë publike vazhdimisht detaje të reja lidhur me vendin se ku mund të ndodhet Bleona me shpresën se një ditë do ta takojë vajzën e saj.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për babain e saj, Zamir Mata, i cili jeton aktualisht në Itali dhe jo vetëm që nuk është i interesuar për rr ëm bimin e vajzës së tij, por ka shkëputur lidhjet edhe me familjarët.

Një ngjarje e komplikuar dhe tr ond itëse për të cilën ende sot nuk janë zbuluar gjurmë konkrete apo fizike duke e bërë një nga rastet më të vështira.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj dhe gazetarja Odeta Dume ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për rastin e Bleona Matës dhe identikitin e ri që FBI ka krijuar.