PD më zboi në mënyrën më të shëmtuar, habit Rudina Hajdari: Ja çfarë i thanë

0
187

Rudina Hajdari ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku komentoi zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dhe rizgjedhjen e Lulzim Bashës si lider.

Ajo u shpreh se në këtë parti mungon demokracia e brendshme.

Rudina tha se PD-ja e ka dëbuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke i thënë që nuk ishte as anëtare.

“Partisë Demokratike i mungon prej një kohe shumë të gjatë demokracia e brendshme dhe si një spektatore tashmë, jo me dëshirë, por nga fakti që ajo parti më zboi në momentin që mbajta mandatin.

Nuk është e vërtetë që unë ika, në fakt u hoqa në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke më thënë që nuk isha as anëtare e PD-së.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse jam një nga ato personat që kam qenë brenda partisë që kur kam lindur”, rrëfeu ajo.