Pediatre Alketa Hoxha: Nuk vizitoj asnjë fëmijë të pavaksinuar/ Genc Sejko i kthehet keq: Si mjeke, je e detyruar t’u shërbesh atyre që kanë nevojë, Ke dëgjuar për Betimin e Hipokratit?!

0
128

Aktivisti Genc Sejko, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me një deklaratë të pediatres Alketa Hoxha, ku gjatë një interviste televizive, është shprehur se; “nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pavaksinuar”.

Sejko i drejtohet pediatres, duke i kujtuar se e ke të detyruar t’u shërbesh fëmijëve sepse je mjeke.

Postimi:

“Zonjë, fëmijët nuk vaksinohen! Fëmijët i vaksinojnë! Nëse prindërit nuk i vaksinojnë, ti nuk mund t’i lësh të vdesin. Si mjeke je e detyruar t’i shërbesh atyre që kanë nevojë për ndihmë. Ke dëgjuar për Betimin e Hipokratit?!

Nëse do të zgjedhësh se kujt t’i shërbesh e kujt të mos i shërbesh, atëherë hap një byrektore”, shkruan Sejko.