Për kalim apo vaditje? Lefter Alla publikon pamjet nga rruga e pazakontë në Bulqizë

0
49

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një model rruge të pazakontë të përuruar së fundmi në një zonë malore në Bashkinë e Bulqizës.

Alla shprehet se bashkia ka siguruar bazën materiale ndërsa punimet janë kryer nga banorët e zonës.

“Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës. Bashkia Bulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara. Bashkë për Bulqizën tonë!”, shkruan Alla.


Rruga për kalimin e këmbësorëve është e shtruar në dy anët e saj ndërkohë që në mes ka një hapësirë. Banorët kanë reaguar me anë të komenteve duke shprehur habinë për formën e rrugës, e cila ndahet në mes. m.v/Abcnews.al