Lajme

Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, ministrja Kushi: Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por dhe edukimi i shoqërisë

Advertisements

Ministrja Evis Kushi reagon për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Kosovën ditën e djeshme, ku një vajzë e mitur vetëm 11 vjeçe dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona të rritur. Kushi kërkon dënimin e autorëve, por thotë se zgjidhja nuk është vetëm kjo.

“Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri”, shkruan ajo.

albsig

“Akti i rëndë me 11-vjeçaren në Kosovë ka tronditur thellë secilin prej nesh, por edhe themelet dhe vlerat e shoqërisë. Edhe pse në reagimin e menjëhershëm të gjithë kërkojmë dënimin e merituar për fajtorët, kaq nuk mjafton. Është po kaq emergjente edhe identifikimi i shkaqeve dhe fajtorëve të tjerë, përtej dhunuesve të dukshëm, mes të cilëve edhe të mitur ndoshta të pavetëdijshëm për makabritetin e krimit që kryejnë.

Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por parandalimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë. Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri.

Advertisements

Ky është apel për një lëvizje shumë të madhe shoqërore, ku askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili mund dhe duhet të japë kontribut. Jeta, shëndeti, mirëqenia dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti absolut i çdo shoqërie”, shkruan ministrja Evis Kushi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button