Përplasja që i mori jetën 6-vjeçarit në Shëngjin, dëshmitari për Report Tv: Krisma ishte aq e fortë sa mendova se u përplasën 2 makina

0
67

Për Report Tv, një nga dëshmitarët e aksidentit, ka rrëfyer detaje nga ai aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 6-vjeçar.

Ai ka deklaruar se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kishte menduar se ishin përplasur 2 makina.

“Furgoni me çfarë dëgjova vetë ishte pa shpejtësi, nuk e di pse i ka ik fëmija, nuk arrij ta kuptoj, se isha brenda në dyqan kur dëgjova krismën, ishte shumë e fortë mendova se u përplas makinë me makinë”, tha dëshmitari.