HomeRozePër’puthen: Dy gocat dyshojnë se ai është gay dhe ia plasin në...

Për’puthen: Dy gocat dyshojnë se ai është gay dhe ia plasin në sy, revoltohet Juli

Juli është djali më i vogël në moshë në “Për’puthen” dhe njëkohësisht personi që ka shkaktuar debatet më të ashpra me Argjendin dhe vajzat. Në hyrje të tij ai u bë i famshëm për fjalinë në klipin prezantues: “I kam aq qejf femrat saqë po të isha femër do të isha lezbike”. Megjithatë jo pak herë komentet madje dhe djemtë në studio në mënyrë indirekte kanë shprehur se Juli është gay.

Mirëpo, këtë pyetje Julit ia ka bërë edhe Mikela në takimin e tyre, pak ditë më parë, që ai nuk e ka pritur aspak mirë, duke kërkuar që çështja e se*sualitetit të tij, të mos përmendej fare, ose ndryshe do të linte takimin.

Ky diskutim, ka ndezur sërish debate në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime”, ku Juli është tensionuar, madje ka hequr edhe mikrofonin, duke kërkuar të largohet. Vajzat e kanë akuzuar se ai nuk bën asnjë veprim, për të treguar interes drejt tyre, dhe madje e ka problem të diskutohet seksualiteti, duke iu shtuar atyre dyshimet. Ka qenë Tola ajo që e ka pyetur direkt: “A je bi?”, pyetje të cilës konkurrenti zgjodhi të mos i përgjigjej në mënyrë direkte.

Ndërkohë, refuzimin e tij për të folur, e komentoi edhe opinionisti Arjan Konomi, që tha se një heteroseksual do të përgjigjej pa hezituar dhe pa u irrituar, ndërkohë që Juli bëri krejtësisht të kundërtën, duke lënë kështu të nënkuptohej se ai fsheh diçka lidhur me orientimin seksual.

Nga ana tjetër, opinionistja Elona Duro, e mbështeti konkurrentin, duke u shprehur se e kuptonte dëshirën e tij për të mos e përmendur këtë çështje, e duke e kurajuar, që të mos mërzitej. Ajo solli në kujtesë, rastin e Justin Bieber, për seksualitetin e të cilit ka patur po ashtu dyshime, mirëpo sot është i martuar me Hailey Bieber, një nga modelet më seksi e më të njohura në botë.

Debati:

Juli: Po të isha prekur e kisha lënë emisionin nga bullizmi që më është bërë. Është pyetje idiote që nuk duhet bërë fare përderisa unë jam këtu.

Bora: Pse e ke kaq të vështirë të flasësh për seksualitetin?

Tola: Mos je bi?

Juli: Jam këtu për të njohur gocat. Po ta mohoj një gjë të tillë. Nuk jetoj për mendimet e njerëzve. Je shumë e cekët se gjykon akoma pamjen. Pse duhet të diskutosh se nuk je e interesuar për të më njohur.

Tola: Më thuaj një veprim që ke bërë ndaj ne vajzave që ta na afrohesh si mashkull?

Mikela: Ke bërë ndonjë veprim burrëror ndaj meje, se të ftova edhe në takim. Kur shoh Bashkimin dridhet diçka, ndaj teje nuk ka asgjë. E kisha në takim dhe nuk më dha asnjë ndjesi.

Tola: Ajo hidhet sepse ti mund ta lësh atë karrige dhe mund të vijë dikush tjetër që mund ta njohim.

Ritvana: Edhe ti mund të mos zgjosh asnjë gjë femërore te një djalë, pse s’e liron karrigen ça do të thotë kjo?

Must Read

spot_img