HomeRozePër’puthen/ Emocione te forta. Vëllai refuzon të komunikojë me të, konkurrentja ia...

Për’puthen/ Emocione te forta. Vëllai refuzon të komunikojë me të, konkurrentja ia plas të qarës sapo dëgjoi zërin e tij (video)

Puntata e djeshme e “Për’puthen Prime” është shoqëruar edhe me emocione të forta, krahas debateve e diskutimeve.

I tillë ishte momenti kur Tola, dëgjoi telefonatën e vëllait të saj, që të mos e përkrahë hyrjen e saj në “Për’puthen”, me gazetaren e emisionit. Ai nuk ka pranuar që të flasë me motrën, duke dhënë edhe arsyet e veta.

“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha ai në telefon. Ndërsa më pas konkurrentja mes lotësh tha: “Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.

Megjithatë, ajo nuk ishte e vetmja që u emocionua, pasi teksa në studio po komentohej sjellja e vëllait të saj, Ada doli duke qarë nga studio dhe askush nuk e kuptoi se çfarë i ndodhi. Pasi u qetësua, u rikthye në studio dhe zbuloi se ka shumë kohë që nuk komunikon me vëllain e saj, i cili gjithashtu ndodhet larg. “Unë akoma nuk kam komunikim me vëllain, kam shumë kohë pa e parë, e kam edhe larg. Kur Arjani e përmendi nuk po duroja dot më. Akoma nuk po duroj dot më”, tha Ada mes lotësh. /News31

Must Read

spot_img