Persona të maskuar futen në Big Brother, Fifi bën gjestin epik ndaj njërit prej tyre

0
73

Mbrëmë, duke qenë festa e Halloween-it, produksioni i Big Brother është përkujdesur që edhe banorët ta festojnë, duke u sjellur atyre veshja e aksesorë që u nevojiteshin.

Madje, në një zarf që erdhi, u tha se prova e javës kishte të bënte pikërisht me këtë festë, ku do kishte njerëz të maskuar që do futeshin brenda, por që banorët nuk duhej të reagonin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi me Fifin, pasi një person i maskuar u fut me një tortë në dorë e sillej përreth Fifit, kjo e fundit ia merr nga dora dhe fillon e ha për vete.

Tortën të cilën Fifi e mori në dorë, më pas filloi të luante me Monikën, ku dhe ia hodhi në fytyrë./Reporteri.net/