Peshkopi Drift me makinë dhe xhirim gomash në mes të rrugës, të riut i shkon ters gjithçka

0
102

Manovrat e rrezikshme në rrugë shpeshherë bëhen shkak aksidentesh në Shqipëri.

Raste të tilla papërgjegjshmërie janë të shumta, të publikuara edhe nga redaksia jonë.

Së fundmi një video e ngjashme ka mbërritur para pak minutash në inbox-in e JOQ Albania, ku një person në Peshkopi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke bërë drift me makinë dhe duke xhiruar gomat në mes të rrugës.

Por e gjithë “shfaqja” prishet nga një patrullë e Policisë Rrugore e cila kalon aty.

Menjëhere sapo e vë re, drejtuesi i mjetit nxiton të futet në një lavazh aty pranë.