ADS
HomeLajme'Plani me 3 pika'/ Vasili: Edi, vidh më pak dhe rrogat e...

‘Plani me 3 pika’/ Vasili: Edi, vidh më pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç’ke me atë punë!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës se nëse rrogat dhe pensionet do të rriteshin, atëherë qytetarët do të vdisnin për bukë.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili i sygjeron Ramës të vjedhi më pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç’ke me atë punë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi vidh me pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç’ke me ate pune!

Nuk eshte ndonje sakrifice e madhe vetem mblidhe pak doren e grabitjes dhe kaq!

E dine te gjithe qe e ke doren plumb te rende!

Ndaj vetem lehtesoje pak doren dhe zgjidhen pensionet dhe rrogat fët e fët, aq kollaj si asnje here qe nga koha e Skenderbeut./SYRI.net

Must Read