HomeLajmePlas keq në PD, Flamur Noka nxjerr prapaskenat: Gaz Bardhi është nga...

Plas keq në PD, Flamur Noka nxjerr prapaskenat: Gaz Bardhi është nga Kavaja, u bë deputet se e ka mirë me…

‘Foltorja’ e Elbasanit e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur rreth saj demokratët e këtij qarku, ku ajo që bie në sy është edhe prezanca e deputetit Luçiano Boçit.

Flamur Noka ka thënë se Basha e vuri Boçin përtej kufirit të deputetëve, e megjithatë ai mori votat e popullit duke arritur të zgjidhej deputet në qarkun e tij. Më pas e zhvendosi vëmendjen tek Gazment Bardhi, të cilin e quajti djalë Kavaje të cilin Elbasani nuk mund ta pranojë dhe një nga arsyet pse u zgjodh deputetet në qark është fakti që e ka mirë me Bashën.

“E para, kjo ka shumë rëndësi pasi ai është deputet i popullit dhe jo i listës së Lul Bashës. Ju të gjithë e dini që Lul Basha donte që ai të mos bëhej deputet dhe e vuri përtej vijës së kuqe. Por Luçiano mblodhi votat popullore dhe e kaloi kufirin duke u bërë deputet. Kjo tregon se me Doktorin shkojnë ata që kanë vota dhe jo ata që e kanë mirë me Lulin. Ky është tipari kryesor.

I dyti, që ka shumë rendësi, është se ai bëri një gjest force në fushatë dhe rrahu një biznesmen. Të gjithë e pamë se si ai ju vërsul biznesmenit dhe si Luli heshti. Po Doktori nuk heshti.

Ai e falenderoi publikisht për fitoren e tij me grushta mbi biznesmenin. E treta, që po ashtu është e rëndësishme, ka të bëjë me Gaz Bardhin.

Si mund të pranojë Elbasani që Gaz Bardhi të jetë i pari. Ai është nga Kavaja. Elbasani ka djemtë e tij, të cilët vërtet i kane pasur kavajasit rivalë, por kurrë shefa.

Së katërti, ardhja me Doktorin e Luciano Boçit, është një përgjigje dhe për ata që fusin Doktorin në lista të zeza në SHBA. Ata duhet ta dinë mirë se tani nuk kanë të bëjnë vetëm me Doktorin, por dhe me Luçianon. Dhe me atë duhet t’i bëjnë mirë llogaritë”, tha ndër të tjera Flamur Noka.

Must Read

spot_img