Plas te PD! Flamur Noka qëllon Bashën me shuplakë

0
2057

Pas vendimit të papritur të Lulzim Bashës për përjashtimin nga PD të Sali Berishës duke mos marrë miratimin e asnjë strukture të bluve, kanë ardhur edhe reagimet e para të deputetëve të zgjedhur të Partisë Demokratike në krah të Berishës.

Duket se brenda PD kanë nisur përplasjet, jo vetëm verbale, por që kanë përshkallëzuar deri në konflikt fizik.

Përpos reagimeve të Tritan Shehut, Bujar Leskajt, Albana Vokshit, Luçiano Boçit e shumë të tjerëve, reagimi më i fortë mësohet se ka qenë ai i Flamur Nokës.

Mësohet se ky i fundit ka shkuar menjëherë në zyrën e Bashës dhe mes tyre ka patur një përplasje fizike, konfirmojnë burimet e pranishme në incident, e sipas informacioneve për JOQ, Noka e ka qëlluar kreun e PD me shuplakë.

Debati i ashpër, me tone të larta mes tyre është dëgjuar deri në paradhomë.