Lajme

“Po çfarë “halli” i detyron këto mjete luksoze të stërmundohen…”/ Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe zbulon çfarë po ndodh

Advertisements

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shpërndarë disa video, ku tregon trafikun e rënduar të jahteve luksoze që po ankorohen në molin e peshkarexhave në Sarandë.

Hoxha ngre shqetësimin e karburantit që po shitet për jahtet, sipas tij me çmim gati trefish më të lirë se karburanti që blejnë shqiptarët, duke sulmuar edhe bordin qeveritar të transparencës.

Postimi i Plotë

Trafik i rënduar super jahtesh ne Gjirin e Sarandës. Duket sikur janë në garë kush të hy dhe kush të dalë më parë nga moli i peshkarexhave të Sarandës..:

Janë aq të mëdhenj sa detyrohen të futen mbrapsht në molin e vogël të peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Advertisements

Dhe këta miliarderet nuk u turperokan fare!!!! Vijnë nga thellësia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne një palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfër të Evropës, qe e blejnë karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!!

Advertisements

Related Articles

Back to top button