Po këtë herë, me kë e ka Braçe? Postimi i ish zv.kryeministrit: Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat

0
280

Ka disa ditë që pas shpalljes së qeverisë së re, që ish-zv.kryeministri Erion Braçe në rrjetet sociale bën postime ironizuese dhe thumbuese.

Së fundmi Braçe ka postuar foton e aktores që luan rolin e “Tokyo” në serialin “Casa del Papel”, por fjalët që shkruan i japin një tjetër kuptim postimit të tij.

“NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT”, shkruan Braçe duke e theksuar këtë shprehje, si për të thumbuar dikë, por emrin e të cilit nuk e bën me dije.

Postimi i Erion Braçes:

TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!

NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!

La Casa de Papel, kete here,

ishte nje kulm i ri dhune;

POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!

Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,

kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;

Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.

Dheeeee vdekjen e Tokios!

Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!