Po luanin në oborr Përmet, i mituri qëllon me armë në shpatull dajën

0
136

Një ngjarje aksidentale u regjistrua në Përmet një ditë më parë. Sipas policisë, një i mitur ka qëlluar me armë sportive dajën e tij, teksa po luanin në oborr.

28-vjeçari ka marrë një plagë në shpatull dhe për trajtimin mjekësor të saj ai u dërgua në spitalin e Gjirokastrës.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor sekuestroi si provë materiale armën sportive.

Kjo armë, sipas policisë, ishte pa leje dhe për këtë arsye, u referuan materialet në Prokurorinë e Përmetit dhe për shtetasin B. A., 28 vjeç, që e dispononte.