Lajme

Po peshkonte në lumin Seman dhe më pas u fut për t’u larë, asnjë gjurmë nga 14-vjeçari në Roskovec

Advertisements

Një 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë.

I mituri ka qenë fillimisht duke peshkuar buzë lumit Seman në fshatin Suk 1 dhe dyshohet se më pas është futur për t’u larë dhe nuk ka dalë më.

Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Advertisements

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button