Po shkohet drejt izolimit total? Do kërkohet test negativ edhe në autobusë, maska do mbahet kudo. Masa edhe për të vaksinuarit

0
96

Nga sot, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet.

Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.

Në të gjithë Gjermaninë që sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve është mbi tre, pra, 3 në100.000 dërgohen në spital pas një infektimi me Covid.

Në varësi nga zhvillimi i pandemisë në secilin land, këto masa parashikojnë për shembull, ndalimin e hyrjes në restorant, në ambjente të kohës së lirë, si palestra, stadiume, bare e koncerte për personat e pavaksinuar.

Masa të tilla ndërkohë kanë filluar të merren në shumë lande të Gjermanisë, sidomos në Bavari, Berlin, Baden Württenberg, Saksoni etj, ku incidencat sa vijnë e shtohen.