Lajme

Po stërviste ekipin e Gramshit, ndahet nga jeta në fushë trajneri i ekipit

Advertisements

Ish-futbollisti dhe trajneri i moshave në Gramsh, Mentar Dermyshi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Njeriu që ia dedikoi gjithë jetën sportit, mbylli sytë pikërisht në një fushë sportive.

Pasditen e djeshme, “Takja” po stërviste në fushë moshat e Gramshit, teksa një infarkt e ka bërë të pamundur për mjekët që ta rikthenin në jetë. Ditë e trishtë për sportin në Shqipëri, me Dermyshin që ka qenë kontributor i madh në futbollin e qytetit si sportist dhe trajner.

“Lajm i trishtë!
Sporti në Gramsh në zi!

Advertisements

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, pas një infarkti ish- futbollisti e trajneri i moshave në Gramsh, Mentar Dermyshi ( Takja), sot pasdite në fushën e stërvitjes në Gramsh!
Ngushellimet më të sinqerta familjes, shokëve e miqëve!”.

Advertisements

Related Articles

Back to top button